Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se narracioni se opozita nuk po punon sa duhet është krijuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Mos bini në kurth të Albin Kurtit. Kjo qeveri është e dobët dhe nuk po jep rezultate as në politikë të brendshme e as në atë të jashtme”, ka thënë ai në RTV Dukagjini, duke shtuar se kjo qeverisje ka krijuar një realitet paralel të Kosovës.
Abdixhiku që ishte ministër i qeverisë në krye me Albin Kurtin ka thënë se në 100 ditëshin e punës me të ritmi i punës ka qenë shumë më i madh.