Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e mbrëmshëm ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, në fshatin Volljakë.
Në njoftim, thuhet se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast:
- A.G. lindur më 1980
- N.G. lindur më 1992
- A.G. lindur më 1998
- B.G. lindur më 1985
- B.G. lindur më 1974
Sipas njoftimit të policisë, më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restoranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.
“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.