Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur edhe konfiskuar pistoleta e cila është përdorur për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen dy vëllezërve të tij në Klinë, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një fishek.
“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë që vrasja ka ndodhur në parkingun e një restaurant në Volljakë të Klinës më 28 prill./GAZETA ENIGMA/