Në Kosovë aktive me COVID-19 janë 440 raste që nga shfaqja e pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 228,073, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 224,495 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 3,138 viktima.
Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim për masa lehtësuese sa i përket COVID-19.
Sipas Qeverisë, vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.
Me këtë vendim rekomandohet bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën në ambientet e mbyllura, por është hequr edhe kufizimi që të përdoret vetëm 50 përqind të hapësirave të brendshme në gastronomi.
Lehtësim të masave ka edhe sa i përket bizneseve dhe aktiviteteve tjera që organizohen në Kosovë. / Gazeta Enigma.