Anipse në prag të Festës së Bajramit, numër i madh i kosovarëve janë nisur drejt Shqipërisë.
Kjo pasi Shqipëria ka hequr kufizimet për COVID-19 për shtetasit që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga çdo pikë kufitare, duke mos u kërkuar certifikata e vaksinimit.
“Po vijmë për fundjave se është përmirësuar edhe koha. Shumë mire u bë, u kry ai muhabet nuk ka më COVID”, shprehet një qytetar për Kohën.
“Vijmë nga Prishtina, po shkojmë në Shëngjin. Më mirë që janë lehtësuar masat. Sot nuk na u kërkuan certifikata vaksinimi. Ne jemi një, pse ka nevojë për kufij. Më mirë, ne i kemi marrë vaksinat e për neve njëjtë është”- shprehet një tjetër në pikë-kalimin kufitar Morin-Vermicë.
Policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët.