Në Gjilan sot do luhet ndeshja mes Dritës dhe Drenicës e cila ka zgjuar interesim të madh.
Tifozët e Dritës mbrëmë kanë njoftuar se nuk do të jenë në përkrahje të Dritës dhe do e bojkotojnë këtë ndeshje, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e “bardhekaltërve” shkruhej: Ne e duam Dritën, jo paratë!
Nuk dihet nëse kjo tifozëri po aludon në ndeshje të dyshimtë nga klubi i tyre i zemrës.
Tashmë kjo ndeshje është larguar edhe nga kompania gjigante e basteve “Bet365”, pak minuta para se të fillonte ndeshja.
Kujtojmë që kjo ndeshje kishte ndryshime drastike të mëdha të koeficienteve.
Drita gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, pa gjasa për titull kampioni dhe po ashtu e ka pothuajse 100% të siguruar garimin në kualifikimet për Conference League. Kurse, Drenica zë vendin e shtatë me 39 pikë të mbledhura dhe është duke luftuar për t’i ikur zonës së barazhit.