Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shënuar përsëri goli me skuadrën e tij Chicago Fire në Mayor League Soccer (MLS).
Chicago Fire është mposhtur në shtëpi nga New York Red Bulls me rezultat të ngushtë 2-1, edhe pse ishin në epërsi gjatë pjesës së parë.
Goli i vetëm për vendasit u shënua pikërisht nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili kompletoi transferimin e tij nga Lyoni gjatë janarit.
Shaqiri u tregua i saktë duke shënuar nga penalltia për epërsinë e ekipit të tij 1-0.
In @XS_11official we trust ???? pic.twitter.com/GqTJwuS5tb— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) May 1, 2022
Ky gol erdhi në minutën e 17-të të ndeshjes.
Vlen të theksohet se ky ishte goli i dytë për djaloshin gjilanas në MLS, teksa ka edhe dy asistime./Gazeta Enigma/