Gjilani – Drita: Për herë të parë brenda një edicioni derbi luhet në tri stadiume të ndryshme

Gjilani – Drita: Për herë të parë brenda një edicioni derbi  luhet në tri stadiume të ndryshme

Derbi më i madh në futbollin e Kosovës midis Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë mesjavë, ndeshje kjo e fundit ndërmjet këtyre dy rivalëve këtë edicion.

Gjilani dhe Drita do të sfidohen për “shtafetën” e qytetit në ndeshjen e katërt në total për këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Demokracia.com.

Dy derbi i ka fituar Gjilani, ndërsa njëherë ekipet janë ndarë në “paqe” deri më tani.

Një statistikë e padëgjuar më herët për këtë superderbi pritet të shënohet këtë mesjavë.

Ndeshja e javës së 33-të mes Gjilanit dhe Dritës pritet të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kësisoj, derbi gjilanas për herë të parë në histori Brenda një sezoni do të luhet në tri stadium të ndryshme.

Derbi i parë në stinorin vjeshtor që i takoi Gjilanit (0:2) u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi i dytë dhe i tretë i këtyre dy ekipeve u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan (1:0), ndërsa në sfidën e fundit ekipet u ndan në paqe (1:1).

Kujtojmë që Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak, 56.

Related Articles