Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti tjetër të ndodhur sot në një fshat të komunës së Drenasit.
Aksidenti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e njohur si Garrapole.
”Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.