Një person nga Istogu ka raportuar në polici se është kanosur me armë nga djali i tij, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar armën shkrepëse bën të ditur Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
” Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur me armë nga djali i tij. I dyshuari është paraqitur në stacion policor, ka dorëzuar armën shkrepëse dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.