Këto janë ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
Ngjarjet e datës 4 maj 2022:
Mbahet seanca gjyqësore fillestare në rastin e “53 milionë eurove” të ndara shtesë për “Bechtel & Enka” ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. (Pallati i Drejtësisë, Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)
– Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
– Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një konferencë për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe profesionistët e tjerë medialë, qasjen e politikëbërësve dhe institucioneve të tjera relevante që do të duhej t’i promovonte të drejtat e gazetarëve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
– Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
– Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe organizata “Qytetarët Aktivë” mbajnë konferencë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi. (Zyrat e GLPS-së, ora 11:00)
– Me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, do ta vizitojnë Brigadën e Zjarrfikësve. (Lokalet e Zjarrfikësve në Lagjen Emshir, ora 12:45)
– Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Sportit “Tourism & Sport Fair”. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)
– Kompania E Taxi Tesla e licencuar nga Komuna e Prishtinës për operimin në sektorin e Taksive elektrike organizon hapjen solemne të veprimtarisë. (Villa Gërmia, ora 19:00)./Gazeta Enigma/