Barazimit të Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh të futbollit kosovar i është gëzuar më së shumti Ballkani që e ka siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit.
Gjilani dhe Drita barazuan 0:0 në derbin e madh që i takoi javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi i zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan pa praninë e tifozëve është mbyll pa gola, me dy skuadrat që nuk i shfrytëzuan rastet e tyre.
Dukagjini në takimin tjetër ka bërë hap të madh para në luftë për t’i ikur pozitës së barazhit, ngase ka fituar 2:1 me Ulpianën në Klinë.
Fitore të thellë dhe shumë të lehtë ka arritur Prishtina në takimin kundër Feronikelit.
“Bardhekaltrit” triumfuan 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në takimin ku shkëlqeu me “het-trik” futbollisti, Sulley.
Otto John e Agim Zeka kontribuuan me nga një gol tjetër për Prishtinën.