Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman: Serbia është në favor të një kompromisi me Kosovën

Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman: Serbia është në favor të një kompromisi me Kosovën

Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar sot një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin.

Pas këtij takimi, presidenti serb ka thënë se Beogradi është në favor të një kompromisi më Kosovën. Madje, Vuçiq theksoi se Serbia është duke tentuar të mundësoj paqe në Ballkan

“Do ta bëjmë më të mirë për të lëvizur drejt një zgjidhjeje me kompromis, do të përpiqemi që të gjejmë një marrëveshje kompromisi, por sic kemi të qartë, kjo nuk varet vetëm nga dëshirat tona, por edhe të palës tjetër”, ka deklaruar ai.

Duke folur rreth dialogut Beograd-Prishtinë, Vuçiq ka shprehur besimin e tij se do të gjendet kuraja për të bërë progres në këtë proces. Ai ka thënë se për Serbinë ky nuk është një proces i lehtë. 

Madje,Vuçiq u pyet edhe për lajmërimet se Kosova do të aplikojë në Këshill të Evropës, derisa ai tha se “po, i kam dëgjuar”.

“Ajo çfarë kancelari Scholz tha është e rëndësishme, që gjithçka që është nënshkruar në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, duhet të kthehet në veprim”, vazhdoi ai.

“Dhe, shpresoj që kjo të ketë të bëjë edhe me Marrëveshjen e Brukselit. Dhe, nëse dikush nuk dëshiron të respektojë Marrëveshjen e Uashington-it, atëherë duart tona janë të vendosura; veprojmë në pajtim me interesat kombëtare që kemi”, u shpreh ai.

Vlen të theksohet, se gjatë ditës së sotme kancelari gjerman është takuar edhe me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për tema të ndryshme që e përfaqësojnë Kosovën, veçmas për dialogun me Serbinë.

Related Articles