Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare. Në rend dite janë disa pika.
Sipas agjendes, në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
Gjithashtu pika tjetër të rendit të ditës janë edhe procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj etj.