Sot për herë të parë Papa Françesku është shfaqur në publik në një karrige me rrota për shkak të dhimbjes së gjurit.
Në një audiencë me një grup murgeshash në Vatikan, Papa u soll me një karrocë me rrota në vendin e tij në skenë. Ndihmësi e ndihmoi të ngrihej në këmbë.
Papës i është dashur të anulojë ose reduktojë aktivitetet disa herë gjatë muajit të fundit për shkak të dhimbjes në gjurin e tij të djathtë.
Disa herë gjatë festave të Pashkëve muajin e kaluar Papa ishte i pranishëm, por nuk drejtoi meshën në Bazilikën e St. Petra.
Çdo herë ai ia delegonte detyrën kryepeshkopit ose kardinalit, ndërsa ai ulej dhe lexonte predikimin e tij gjatë meshës.
Papa tha se mjekët i thanë se do t’i bënin një injeksion për ta ndihmuar të lëvizte më lehtë. Nuk dihet nëse ai ka filluar ta marrë këtë terapi./Gazeta Enigma/