Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin në 25 përvjetorin e rënies heroike të tij.
Përmes një fotografie të përbashkët të postuar në Facebook, Haradinaj ka shkruar se vëllai I tij 25 vite më parë e mori rrugën e përjetësisë në ditëlindjen e Nanës Rukë.
“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi”, ka shkruar ai, shkruan Gazeta Enigma.
Luan Haradinaj ra në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro-shqiptar./GAZETA ENIGMA/