Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Adriana Musliu-Shoshi, së fundmi ka njoftuar se do ta udhëheqë Grupin e Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Gazeta Enigma.
Musliu-Shoshi e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, pas takimit që kishte zhvilluar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.
“Ndjehem e nderuar që në këtë mandat do ta udhëheqë Grupin e Miqësisë me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë kontekst, sot pata një takim frytdhënës me Ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott”, u shpreh Musliu-Shohi./GazetaEnigma
Postimi i plotë: