Kurti takohet me ish-eurodeputetin gjerman diskutojnë për socialdemokracinë

Kurti takohet me ish-eurodeputetin gjerman diskutojnë për socialdemokracinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti të shtunen në vizitë miqësore ish-deputetin e Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein.

Sipas një njoftimi për media, ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kahmotshëm i kryeministrit Kurti.

Në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë. Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit”, thuhet në njoftim. Gazeta “Enigma”.

Related Articles