Miratohet deklarata e parë që mbështet zgjidhjen paqësore në Ukrainë

Miratohet deklarata e parë që mbështet zgjidhjen paqësore në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar deklaratën e tij të parë në mbështetje të përpjekjeve të shefit të OKB-së për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktin në Ukrainë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka shprehur “shqetësim të thellë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë” dhe ka mbështetur përpjekjet e shefit të OKB-së për të gjetur një zgjidhje paqësore në deklaratën e parë të organit që nga pushtimi i Moskës.

Deklaratat e Këshillit të Sigurimit bien dakord me konsensus. Teksti i shkurtër i miratuar të premten u hartua nga Norvegjia dhe Meksika, shkruan Aljazeera.

“Këshilli i Sigurimit shpreh shqetësim të thellë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”, thuhet në të. Këshilli i Sigurimit rikujton se të gjitha shtetet anëtare kanë marrë përsipër, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, detyrimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore.

“Këshilli i Sigurimit shpreh mbështetje të fortë për përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore”, thuhet në deklaratë, e cila gjithashtu kërkon që shefi i OKB-së Antonio Guterres të informojë përsëri këshillin “në kohën e duhur”.

Related Articles