Personi që ka sulmuar dje disa qytetarë në Prishtinë më saktësisht ‘Te Qafa’, është basketbollist i klubit të Rahovecit, Makol Mawien.
Dje në Prishtinë më saktësisht ‘Te Qafa’ një mashkull rreth 25 vjeç ka sulmuar disa qytetarë, dje po i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa sot po i njëjti është liruar.
Merret vesh se shtetasi në fjalë vie nga kontinenti afrikan, jo zyrtarisht mësohet se ai vije nga shteti i Sudanit.
Burime të Metros brenda Policisë së Kosovës, bëjnë me dije se personi në fjalë është basketbollist i klubit ‘KB Rahoveci’. Emri i personit në fjalë sipas këtyre burimeve është Makol Mawien.
Ai ishte arrestuar për veprat penale vjedhje dhe lëndim trupor.
Lajmi është konfirmuar nga Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Nga faktet që ka mbledhur në rrjetet sociale shihet se basketbollisti ka publikuar fotografi me këpucë të njëjta që është arrestuar dje.