Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA

Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA

Kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, kanë qenë pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaEnigma.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në se gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota./ GazetaEnigma

Postim i plotë:

“Pjesë e kësaj gare këtë vit ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj që janë pjesë e akademisë ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ketë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake. Vazhdojmë me suksese të reja”.

Related Articles