Shtime: Arrestohet një 32 vjeçar për dhunë në familje dhe kanosje

Shtime: Arrestohet një 32 vjeçar për dhunë në familje dhe kanosje

Policia e Kosovës përmes një njoftimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se një 32 vjeçar është arrestuar në Shtime, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:28 ka pranuar një informacion se, në fshatin Pjetërshticë të Shtimes është në rast i dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë njoftuar se “në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.G (M.K) i moshës 32 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje për njē veturë, kanos babain e tij me inicialet S.G (M/K) i moshës 61 vjeçar dhe shkakton dëme materiale në garazhin e veturës”.

Sipas këtij njoftimi i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, kanë njoftuar nga Policia./Gazeta Enigma/

Related Articles