Futbollisti i Leeds, Luke Ayling mori një karton të kuq direkt në minutën e 27-të të ndeshjes kundër Arsenalit pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Gabriel Martinelli.
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, sot analist i ndeshjeve të futbollit për Sky Sports, ka komentuar ndërhyrjen brutal të lojtarit të Leeds.
Në ndeshjen e djeshme, Leeds, që po lufton për të qëndruar në Premier League, humbi 2-1 dhe Carragher nuk kishte mëshirë në komentin e tij për lojtarin që la skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
“Unë e dua Luke Ayling si lojtar, por çfarë idioti. Mungesa e profesionalizmit ndaj shokëve të skuadrës dhe çfarë do të thotë kjo për lojën… Nuk është vetëm se ata kanë mbetur me dhjetë. Ishte një ndërhyrje e neveritshme,” tha Carragher.