A do i luaj Llapi ndeshjet ndërkombëtare në “Zahir Pajaziti”, flet zyrtari i klubit

A do i luaj Llapi ndeshjet ndërkombëtare në “Zahir Pajaziti”, flet zyrtari i klubit

Kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë veçse po dihet se cilat janë katër ekipet të cilat do marrin pjesë në garat evropiane. Ballkani, Gjilani, Drita dhe Llapi do e përfaqësojnë Kosovën Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.

Tek Klubi Futbollistik “Llapi” po shpresojnë që ndeshjet do t’i zhvillojnë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Gazeta Enigma e ka kontaktuar sekretarin e klubit, Muhamet Rexhepi, i cili ka folur për këtë çështje.

Rexhepi po shpreson që do marrin përgjigje pozitiv pasi që janë ende në proces duke pritur përgjigje.

“Ka qenë një komision nga UEFA për ta parë gjendjen e stadiumit. Jemi në proces dhe duke pritur përgjigjen e UEFA-s. Shpresoj që ndeshjet t’i luajmë në arenën “Zahir Pajaziti”.

Nëse klubi e merr dritën jeshile për t’i zhvilluar ndeshjet në këtë stadium, atëherë do të ishte lajm fantastik për tifozët e klubit të cilët do e përkrahin maksimalisht skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

Në këtë stadium në muajin mars ishte organizuar edhe turneu kualifikues të femrave U17. Kombëtaret si Austria, Sllovenia, Gjermania kanë marrë pjesë në këtë turne.

Kujtojmë që stadiumi në Podujevë ka marrë pamje evropiane pas investimeve të fundit.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles