Policia jep detaje në lidhje me rastin e trevjeçarit që ra në Lumbardhin e Pejës

Policia jep detaje në lidhje me rastin e trevjeçarit që ra në Lumbardhin e Pejës

Një fëmijë trevjeçar ka rënë në Lumbardhin e Pejës, ku më pas është shpëtuar nga tre persona.

Njëri prej personave që ka ndihmuar në procesin e shpëtimit të fëmijës, ka qenë edhe prindi i saj.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se fëmija ka pësuar disa lëndime të lehta trupore.

Ai bëri të ditur se lëndime ka pësuar edhe njëri prej tre personave që ka ndihmuar në shpëtimin e fmijës.

“Rreth orës 19:45 policia ka pranuar informatën se në lumin e qytetit, në vendin e njohur si “Parku i Vogël”, një fëmijë ka rënë në lumë dhe në vendin e ngjarjen kanë dal menjëherë njësitet kompetente. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ambulanca dhe zjarrfikësit”, u shpreh ai.

Fëmija si dhe tre personat që kanë hyrë në lumë për ta shpëtuar fëmijën, janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

Ndërkaq, sipas ekipit mjekësor fëmija dhe personi tjetër i lënduar janë jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Enigma/

Related Articles