Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur ka ndodhur vrasja e Gani Gjokajt, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Sipas Prokurorisë së Pejës, ata u vranë nga Kreshnik Mehmataj me AK-47.
Ky i fundit sipas aktvendimin për fillimin e hetimeve bashkë me vëllezërit dhe babanë për hakmarrje e kryen vrasjen e trefishtë.
Në aktvendimin e organit të akuzës të cilin e posedon Albanian Post, thuhet se të dyshuarit e fajësonin shoferin e autobusit Gani Gjokajn për vetëvrasjen e motrës së tyre.
Në anën tjetër, Prokuroria po i vazhdon hetimet siç thonë ata intensive për ta ndriçuar rastin.