Policia ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete dje në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin e policisë thuhet se trupin e viktimës e kishte vërejtur një person i cili më pas e kishte lajmëruar policinë.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur në person mashkull të shtrirë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.