Nuk është për t’u habitur që Ukraina pritet të fitojë Eurovizionin e këtij viti – që nga pushtimi i vendit ka pasur një mbësthetje të madhe globale për hyrjen e saj, shkruan BBC.
Kalush Orchestra, një spin-off nga grupi i tyre kryesor, Kalush, do të performojë Stefania në Torino, një këngë folk-rap në gjuhën ukrainase që i kushtohet nënës së këngëtarit kryesor.
Grupi mësoi se do të përfaqësonte vendin e tyre vetëm disa ditë përpara pushtimit, dhe që atëherë e kanë ndarë kohën mes mbrojtjes së vendit të tyre dhe provave për performancën më të madhe të jetës së tyre.
Ata do të shfaqen në gjysmëfinalen e sonte.
Rusia u përjashtua nga konkursi i këtij viti pas presionit nga vendet e tjera anëtare. / Gazeta Enigma.