Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla Schwarz, do ta përfaqësojë Kosovën në darkën joformale që do ta shtrojë nesër shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell për liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi që mungon presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, raporton GazetaEnigma.
Lidhur me këtë ngjarje GazetaEnigma ka kontaktuar me nën-kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili e komentoi përfaqësimin e ministres Gërvalla, duke ironizuar me mungesën e presidentës Osmani dhe kryeministrit Kurti.
“Na ka beku Zoti që nesër na përfaqëson zonja Donika Schwarz në këtë takim të madh për shkak që kryeministri dhe presidentja janë në Uashington dhe Kosta Rika”, u shpreh Haziri. / GazetaEnigma
LEXO EDHE