Po vazhdohet me përgatitjet për stërvitjen më të madhe ushtarake në rajon e cila përfshin 28 mijë trupa nga 27 shtete, përfshirë 1 mijë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Trupat po zbarkojnë në portin e Durrësit e cila ka mirëpritur shumë kontejnerë dhe kamionë të mëdhenj nga Amerika pak para ushtrimeve të mëdha të NATO-s, në një stërvitje masive që ushtarakët kanë thënë se s’është parë në Adriatik që nga Lufta e Dytë Botërore.
Rreth 700 automjete të njësiteve nga Florida u shkarkuan në Durrës, ka raportuar Associated Press. Ato do të përdoren në ushtrimet dyjavore e që do të organizohen në gjashtë baza në Shqipëri.
Do të jenë 6 mijë trupa nga Amerika. Kjo është pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, që është e fokusuar në parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale si pjesë e bashkëpunimit me NATO-n dhe aleatët. Ky trajnim do të nisë më 17 maj dhe do të përfundojë më 2 qershor në Shqipëri.