Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, ka thënë se anëtarësimi i Finlandës në aleancë do të forconte NATO-n dhe vetë Finlandën.
“Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë”, tha Stoltenberg.
“Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”, shtoi norvegjezi Stoltenberg.
Sot krerët e shtetit nordik thanë se po kërkojnë t’i bashkohet NATO-s ‘pa vonesë’, raporton BBC.