Ukraina i ka vënë zjarrin një anijeje logjistike moderne të marinës ruse në Detin e Zi, sipas administratës ushtarake rajonale të Odesës.
Serhiy Bratchuk shtoi se anija – Vsevolod Bobrov – ishte dëmtuar, por nuk konfirmoi shkallën e dëmtimit.
Ukraina tha se anija u godit pranë ishullit të Zmiinyi (gjarpri), vendi i luftimeve të ripërtërira, raporton skynews.
Raportohet gjithashtu se një helikopter rus Mi-24 është rrëzuar në rajonin e Luhanskut.
“Ukraina zbuloi një grup prej katër helikopterësh armik dhe rrëzoi njërin”, tha një komandant i forcave të sulmit ajror ukrainas në Facebook.
Theksojmë se ishulli u bë i famshëm kur ushtarët ukrainas refuzuan të dorëzoheshin duke i sharë rëndë pushtuesit rus.
Ndryshe, ishulli i vogël ndodhet afër kufirit detar të Ukrainës me Rumaninë./Gazeta Enigma/