Republika e Kosovës këtë të enjte ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.
Lidhur me këtë, ka folur profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, është shpehur optimist se Kosova mund të bëhet pjesë e KiE-së.
Ramani shpjegon se 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën.
E sipas tij, për tu pranuar në KE, duhen 31 vota.
“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin Pavarësinë e Kosovës”. 31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shkroi Ramani.
Ndryshe, Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
34 out of 46 Council of Europe members recognize Kosovo’s independence
31 are required to approve Kosovo’s accession. Regardless of Serbia’s protests, Kosovo is well-equipped to join
— Samuel Ramani (@SamRamani2) May 12, 2022