Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se beson në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për shkak të pozicionit që mban si ministre e Drejtësisë, nuk mund të ndërhyjë në aktakuzat ndaj tyre.
“Unë besoj se ata janë të pafajshëm dhe se aktakuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë”, ka deklaruar Haxhiu në RTV Dukagjini.
Haxhiu, duke e konsideruar vetën si kundërshtarja më e madhe e krijimit të Gjykatës Speciale, ka thënë se partia e saj e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, por në këtë gjykatë Lëvizja Vetëvendosje e kishte humbur rastin.
Haxhiu deklaroi se nuk duhet të akuzohen qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, por ata që e kanë votuar këtë gjykatë.
“Në atë kohë as argumentet politike dhe ato juridike nuk kryenin punë se ishin të interesuar që ta shtynin para këtë projekt”./Gazeta Enigma/