Ministria e Industrisë del me një njoftim për 10 milionë eurot e zhdukura

Ministria e Industrisë del me një njoftim për 10 milionë eurot e zhdukura

Pas raportimeve se janë zhdukur 10 milionë euro në MINT, të destinuara për rezervat shtetërore, ministria vjen me një njoftim, shkruan GazetaEnigma.

Ministria njoftoi se përmbajtjet janë të pavërteta dhe se rezervat kanë arritur në Kosovë.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinionin e gjerë se rezervat shtetërore janë siguruar sipas planifikimit të projektuar. Me planifikim nga MINT dhe financim nga buxheti kombëtar, janë siguruar furnizime me produktet esenciale të rezervës shtetërore në sasi të konsiderueshme gjatë vitit 2022. Rezerva e shtuar gjatë fillim vitit 2022, veçse ka arritur në Kosove dhe është vendosur në lokacionet e aranzhuara për rezervën shtetërore”. / GazetaEnigma

Related Articles