Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 351.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 143 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.642 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 635 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.717.
Në total numri i rasteve aktive është 351. /