Pjesëtari i FSK-së i ndaluar për dhunë, kërcënon policët: E shihni kush jam unë, me juve merrem personalisht

Pjesëtari i FSK-së i ndaluar për dhunë, kërcënon policët: E shihni kush jam unë, me juve merrem personalisht

Ushtarët e FSK-së konsiderohen si persona me vlera të larta personale e profesionale, që respektojnë shtetin, familjen dhe kolegun, por duket se një nga ata ka qasje me ndryshe ndaj familjes dhe Policisë.



Bëhet fjalë për ushtarin A.L, nga Drenasi, i cili përveç se dyshohet se shkaktoi dhunë në familje, ai kreu edhe një veprim tjetër të ndëshkueshëm nga ligji, pikërisht kur u dërgua në mbajtje për veprimin e parë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur dje, orët e pasdites, pasi pjesëtari i FSK-së përfundoi në prangat e Policisë, si i dyshuar për dhunë në familje. I njëjti, pas arrestimit, u ndalua me urdhër të prokurorit për 48 orë, vendim ky që vetëm sa e tensionoi situatën.

Pjesëtari i FSK-së po dyshohet se ka fyer dhe kanosur seriozisht tre zyrtarë policorë, në hyrje të qendrës së ndalimit, duke iu drejtuar me fjalët “s’jeni njerëz, pasi të dal nga këtu do t’i marr emrat e juaj dhe do të merrem personalisht me ju… e shihni kush jam unë”.

Gjithçka dyshohet se ndodhi te hyrja e Qendrës së Mbajtjes, kur i dyshuari refuzoi t’i jap dokumentet e identifikimit. Përveç kësaj, ai ka refuzuar edhe të marrë trajtim mjekësor.

Përballë këtij kërcënimi, zyrtarët policorë e kanë njoftuar Prokurorinë dhe ndaj të njëjtin prokuroria e ngarkon me veprën penale “kanosje”

Related Articles