Këtë të diel janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili ka thënë se këto të shtëna janë dëgjuar në rrethinën e komunës së Zveçanit.
Tutje Hoti ka shtuar se dyshohet se këto të shtëna janë dëgjuar në një aheng familjar.
“Nuk ka incidente të raportuara. Mund të ndodhë që ka patur ndonjë aheng/darsëm në ndonjë lokacion të rrethinës së komunës së Zveqanit, mirëpo njësitet ende nuk kanë lokalizuar. Sidoqoftë njësitet policore janë në teren për më tepër informata rreth raportimit”, është shprehur Hoti./Gazeta Enigma/