Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratiketë Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa që ta procedojë në kryesinë e Kuvendit Projektligjin për Fondet Pensionale.
Tahiri thekson se Kryesia e Kuvendit do të mund ta procedonte për shqyrtim në senacë parlamentare projektligjin i cili do të mundësojë tërheqjen e një pjese të kursimeve të qytetarëve nga Trusti.
“Sot kemi pritur të shqyrtohet projektligji për Trustin,. Një çështje e tillë qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne i kërkojmë komisionit që ta sjell projektligjin me komente, në mënyrë që ta procedojmë për seancën e radhës. Ne shpresojmë që të hënë e ardhshme ta kemi mundësinë që ta procedojmë projektligjin për Trustin”, tha ai.
Tahiri i ka ftuar deputetët e pushtetit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje që të votojnë për iniciativën që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Mendoj që secili deputet duhet të mendoj dhe të reflektoj për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai ftoi pozitën që të arrijë një kompromis lidhur me ndryshimet e propozuara ligjore për Fondin Pensional.
Tahiri tha se rritja e çmimeve e ka bërë “të rëndë” jetën e qytetarëve dhe ka rënduar ekonomitë familjare.
Ndërsa, udhëheqësi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se kanë kërkuar në kryesinë e Kuvendit që ta dërgojnë në seancë Ligjin për Trust, sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Ai po ashtu, bëri të ditur se ëshët diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë, Komisionin për Reforma Zgjedhore si dhe për cështjen e numrimit të votave.
“Kërkesa në kryesi është shumë e qartë, sjellne ligjin për Trust sa më shpejtë në seancë parlamentre. Është diskutuar edhe për projektligjin e sigurisë që është një tem mjaftë e rëndësishme. Po ashtu, është diskutu edhe për Komisioni për Reforma Zgjedhore”.
“Ka pasur diskutuam për numërimin e votave, forma elektronike apo fizike”.