Ministria e Financave nis koordinimin me biznese, ofron punë praktike për 10 mijë të rinj

Ministria e Financave nis koordinimin me biznese, ofron punë praktike për 10 mijë të rinj

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook kanë njoftuar se 10 mijë të rinj do të angazhohen n do të angazhohen në punë praktike, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Punë praktike për 10 mijë të rinj, MFPT fillon koordinimin me partnerë e biznese”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Zyren e Unicef-it në Kosovë kanë organizuar tryezën e diskutimit lidhur me mundësitë e angazhimit në punë praktike të të rinjve, përmes platformës Kosovo Generation Unlimited”.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe “udhëheqës qeveritar, Ambasadorë, përfaqësues nga Organizatat Ndërkombëtare Zhvillimore, si dhe akterë kryesorë nga sektori privat”.

“Ministri Murati në hapjen e tryezës së diskutimit u shpreh se punësimi i dinjitetshëm është prioritet kyç i kësaj Qeverie, me fokus të veçantë punësimi i të rinjve. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me Unicef jemi zotuar që në kuadër të Generation Unlimited, 10 mijë të rinjëve të ju ofrojmë mundësinë e punës praktike në kompanitë private që janë pjesë e rrjetit CSR Kosova”, bëjnë të ditur nga kjo ministri.

Kordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson, u shpreh se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Kosova ka një popullësi të re, e cila mund të bëhet motor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

“Kështu, ajo theksoi se Kosovo Generation Unlimited do të ju ofrojë të rinjve një qasje dinamike për t’u aftësuar profesionalisht, si në aspektin e punës praktike ashtu edhe në zhvillimin e aftësive të buta”, ka thënë ajo.

Gjatë kësaj tryeze u prezantua modeli trepalësh i bashkëpunimit në mes të MFPT-së, Unicef dhe Rrjetit CSR për bashkëpunim në kuadër të Generation Unlimited për dy vitet e ardhshme.

“Ky bashkëpunim do të kontribuojë në praktikat më të mira në promovimin e punësimit dhe fuqizimit të të rinjve për zhvillimin e aftësive dhe përvojës së punës, duke përfshirë punën praktike dhe mentorimin”.

Ata që ishin pjesë e këtij takimi kanë pasur mundësin që të shpalosin përvojat e tyre.

“Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre si dhe praktikat më të mira për fuqizimin e të rinjve. Gjatë diskutimit, sektori privat paraqiti sfidat kryesore sa i përket fuqisë punëtore dhe ndanë idetë e tyre sa i përket intensifikimit të bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe Qeverisë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles