Deputeti i Gjermanisë, Knut Abraham, ka bërë thirrje që Kosova të jetë pjesë e agjendës së mbledhjes së Qeverisë së Italisë.
Kjo për mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës.
“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, të premten. Momenti i duhur duhet shfrytëzuar tani”,ka shkruar Abraham në Twitter./Gazeta Enigma/