FC Drita përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se Ardian Limani do të vazhdojë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera me këtë klub, shkruan Gazeta “Enigma”.
“FC DRITA dhe kapiteni, Ardian Limani do të vazhdojnë bashkë rrugëtimin edhe për tri vite të tjera”, thuhet në postimin e tyre.
Përmes këtij njoftimi ata kanë thënë se kapiteni Limani është besnik ndaj Dritës edhe për tri vite.
“Në prani të Drejtorit Sportiv, z. Valon Zymberi në ambientet e klubit sot kapiteni ynë ka nënshkruar kontratën e re”.
FC DRITA i dëshiron suksese në vazhdimësi Ardit, që bashkarisht të arrijmë suksese edhe më të mëdha.
Kujtojmë që Ardian Limani u ribashkua me ne në vitin 2017-të dhe që atëherë është pjesë e rëndësishme e klubit dhe sukseseve tona. /Gazeta Enigma/