Deputetja e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, ditën e sotme u dënua me tri vite burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan GazetaEnigma.
Vrenezi në deklarimin e pasurisë së saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit kishte deklaruar si pasuri të paluajtshme prona në vlerë prej 235 mijë eurove.
Në deklarimin e pasurisë në AKK, kishte deklaruar një shtëpi banimi 300 metra katror, që kap vlerën e 60 mijë eurove, një truall me sipërfaqe 7 mijë metra katror, që kap vlerën e 150 mijë eurove dhe një tokë bujqësore 3 mijë metra katror, vlera e së cilës kap vlerën e 25 mijë eurove
Dhe ajo kishte deklaruar se posedon një veturë të vitit 2020 në vlerë prej 7 mijë euro, e cila është në pronësi të bashkëshortit të saj.
Kurse sa i pëket parave të gatshme në bankë, Vrenezi në AKK, nuk e kishte deklaruar asnjë.
Detyrim financiar ndaj personave juridik dhe fizik, deputetja Vrenzi kishte deklaruar se për shkak të blerjes së një veture në bankën Raiffeisen Banka ka 13,500 euro obligim financiar.
Të hyra vjetore, sipas deklarimit në AKK, kishte deklaruar 460 euro si udhëheqëse e sektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit. / GazetaEnigma