Policia e Kosovës ka konfirmuar kërcënimin ndaj se Rektoratit të UP-së për sulm me bombë, shkruan GazetaEnigma.
Policia e ka rrethuar sot Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Në një përgjigje të PK-së thuhet se kanë marrë informacion se kërcënimet kanë shkuar përmes postës elektronike.
“Sot në orët e pasditës, Policia e Kosovë është njoftuar nga stafi i rektoratit se në adresën e tyre elektronike, pra të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, është pranuar një mesazh kërcënues për mjet shpërthyes. Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar të gjitha njësitete e saja relevante, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, fillimisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe evakuimin e personelit nga ndërtesa e rektoratit. Nga njësitet për trajtimin e rasteve të tilla po vazhdojnë procedurat e kontrollit dhe verifikimit. Më pas do t’iu njoftojmë me të rejat rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim. / GazetaEnigma