Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri së bashku me deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës, kanë pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl.
Tahiri ka bërë të ditur se nga ambasadori Grondahl kërkoi përkrahjen e Norvegjisë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Ambasadorit Grondahl, përfaqësues i shtetit e popullit mik Norvegjez, i përcollëm urimet e përfaqësuesve të populli të Kosovës, me ndjenjën më të mirë e respektin për përkrahjen e madhe në të gjitha etapat”, u shpreh ai.