Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu është bashkuar fushatës botërore për të shënuar Ditën Vyshyvanka që është një festë që ka për synim ruajtjen e traditave ukrainase, shkruan Gazeta Enigma.
Osmani ka marrë ftesë nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte që t’i bashkuar kësaj feste.
“Me ftesë speciale të kryeministres së Lituanisë, Ingrida Simonyte, sot ju bashkova miqve dhe aleatëve në festimin e Ditës Vyshyvanka. Ne qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas teksa e shënojmë këtë traditë të bukur që na kujton guximin, lirinë, besimin dhe forcën e Ukrainës”, ka shkruar Osmani në Tëitter.
E para e shtetit e ka veshur edhe veshjen tradicionale ukrainase ‘vyshyvanka’, si shenjë solidarizimi në këtë fushatë botërore në përkrahje të Ukrainës.
Dita e Vyshyvanka është një festë që synon të ruajë traditat popullore ukrainase të krijimit dhe veshjes së rrobave të qëndisura etnike të quajtura ‘vyshyvanka’. Ajo festohet çdo të enjte të tretë të muajit maj.
‘Vyshyvanka’ janë një nga simbolet më të njohura të kulturës ukrainase.