Nga 0-2 në 3-2, Evertoni mposht me përmbysje Crystal Palacen dhe siguron mbijetesën në Premierligë

Nga 0-2 në 3-2, Evertoni mposht me përmbysje Crystal Palacen dhe siguron mbijetesën në Premierligë

Evertoni ka shënuar fitore me përmbysje 3-2 ndaj Crystal Palaces, ndeshje e vlefshme për xhiron e 33-të në Premierligë.

Ndeshja nisi keq për vendasit pasi e pan vetën në disavantazh në minutën e 21-të.

Mysafirët shënuan për 0-2 në minutën e 36-të.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 54-të me Keane.

Për 2-2 shënoi sulmuesi Brazilian Richarlison në minutën e 75-të.

Golin e fitores e shënoi Calvert – Lewin në minutën e 85-të.

Pas kësaj fitoreje Evertoni e siguron mbijetesën në Premierligë duke u pozicionuar në vendin e 16-të me 39 pikë.

Kurse, Palace mbetet në vendin e 13-të me 39 pikë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles