Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se buxheti për këtë vit në arsim është 12 përqind më i lartë sesa ai i vitit 2021.
Nagavci tha se avancimi i sistemit arsimor është prioritet, me nxënësit dhe mësimdhënësit që do të jenë në qendër.
“Arsimi është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e brezave që vijnë. Arsimi nuk është partiak që të na ndajë, nuk është vetëm profesion , është mbi të gjitha mision. Mision që na bashkon“, ka shkruar Nagavci.
“Duke avancuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin”, shtoi ministrja.