Të dielën pasdite në magjistralen Suharekë – Prizren ka ndodhur një ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë tre persona kanë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Ai ka thënë se Policia dhe Autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Me rastin është marrë njësia e trafikut rajonal të Prizrenit. Deri te aksidenti ka ardhë pasi vozitësit nuk kanë respektuar rregullat në komunikacionin rrugor”, ka deklaruar Gashi.