Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kanë arritur që të pezullojnë vendimin e Zyrës së Rregullaltorit të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës.
Kjo sipas tij, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Apelit.
Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se ZRrE-ja duhet të zbatojë vendimin e Apelit.
“Ju e dini se PDK ka pasë një angazhim të madh që të pezullohet tarifimi me tarifa të shtrenjta, këtë e kemi arritur javën e kaluar kur Apeli e ka marrë një vendim që është në favor me neve, ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë”.
“Ajo çfarë është shqetësuese është se lexojmë lajme se është se KESCO ka paqartësi për tarifimin e energjisë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Këtu, ZRrE-ja duhet ta ndalë çfarëdo tendence që duket që ka të qartë që të mos respektohet ky vendim”,ka thënë Tahiri.